Ibrahimoviç, lidhje sekrete me ish-gruan e Van der Vaart ?

E përditshmja holandeze, “De Telegraf”, shkruan se futbollisti suedez Ibrahimovic ka një lidhje sekrete me ish-bashkëshorten e një tjetër futbollisti të njohur.

Sipas gazetës, Ibra takohet prej kohësh në një shtëpi “sekrete” në Paris me bukuroshen Sylvia Mais, e cila ka qenë e martuar me ish-shokun e tij të skuadrës tek Ajaxi, Rafael Van der Vaart.

Në shkrimin e botuar në “De Telegraf”, ngrihen dyshime të forta se lidhja mes tyre ka nisur që përpara se Sylvia Mais të martohej me Van der Vaart.


Bukuroshja u nda nga futbollisti holandez pak muaj më parë dhe vetë Van der Vaart bëri të ditur se kishte nisur një lidhje të re me Sabian, mikeshën e ish-bashkëshortes së tij.

Ndërkohë Ibrahimovic vijon të jetë i lidhur me Helena Seger, bukuroshen suedeze me të cilën ka dy fëmijë.

Për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e një thashetheme mediatik, ndërsa nuk ka patur ende asnjë reagim të futbollistit për shkrimet e publikuara në media.

Lajme të ngjashme

Back to top button