Jankullovska: Është nder të pritet Tarçullovski, ai ka bërë gjithçka për Maqedoninë

Johan Tarçullovski është pritur si hero i kombit. Republika e Maqedonisë tetë vite e ka pritur këtë ditë. Kështu u shpreh sot ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska pas takimit të saj me homologen e saj nga Finlanda, Paivi Rasanen në pyetjen e gazetarëve se a ndjen përgjegjësi për pritjen e djeshme madhështore të kriminelit të dënuar për krime ndaj shqiptarëve.

“Ai tani është një njeri i lirë dhe ka të drejtë ti merr të gjitha lëvdatat për angazhimin e tij për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë atëherë kur ka pasur nevojë. Jo që nuk ndjej asnjë përgjegjësi por është krenari të pritet një njeri i cili ka bërë gjithçka që mundet në interes të Republikës së Maqedonisë” tha Jankullovska.

Ajo do t’ia jep Tarçullovskit pasaportën biometrike, së shpejti.

Johan Tarçullovski u dënua me 12 vjet burg për shkak të masakrës së 2001 në Luboten ku u vranë 7 shqiptar. 

Ai sot u nderua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ndërsa dje u prit në mënyrë madhështore në aeroportin e Shkupit nga kryeministri Nikolla Gruevski.

Analistët e dënojnë këtë akt të sjelljes së Qeverisë e cila i mirëpret me pomopzitet kriminelët e luftës ndërsa lajmi për këtë pritje si hero i kombit e ka pushtuar edhe botën. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button