Miranda Kerr nuk largohet nga Victoria’s Secret

Bukuroshja australiane, Miranda Kerr, nuk do të largohet nga Victoria’s Secret, pasi gjatë ditës së djeshme qarkulluan spekulime se ajo nuk është më e dëshiruar nga brendi i veshjeve të brendshme për femra.

UsMagazine kishte raportuar se Miranda, e cila ka punuar me Victoria’s Secret që nga viti 2008 nuk është më e dëshiruar për shkak të reputacionit të saj në rënie për shkak të shkëlqimit të treshes tjetër të bukurosheve Candice Sëanepoel, Alessandra Ambrosio dhe Adriana Lima.

Por, se këto spekulime janë të pavërteta e ka konfirmuar drejtori i marketingut i Victoria’s Secret, Ed Razek, i cili ka mohuar largimin e Mirandas.

“Miranda Kerr është një prej modeleve më të mira në histori të këtij biznesi dhe thjesht më e popullarizuara ndonjëherë. Ajo është profesionale. Spekulimet janë të pavërteta”, ka theksuar Razek.

Lajme të ngjashme

Back to top button