Nëse ke kohë..

Spontaniteti dhe dëshira nuk janë më në vend të parë kur është fjala për marrëdhënie. Por, ndër të tjera, e rëndësishme është që partneri mos të punoj ndërrimin e natës.

Hulumtimet kanë treguar se një e treta e njerëzve kryejnë marrëdhënie atëherë kur atyre koha e lirë ju përputhet me kohën e lirë të partnerit të tyre, dhe jo kur ata kanë dëshirë të jenë intim.

Kur është ajo? Shumicën e rasteve kjo ndodh në mbrëmje. Të paktën ashtu u shprehen 65% e çifteve, sipas të cilëve koha kur kryejnë marrëdhënie seksuale ndodh mes orës 23 dhe 1 në pas mesnate.

Rreth 20% e të anketuarve u shprehen se koha më e përshtatshme është mëngjesi atëherë kur seksi bëhet edhe më i ëmbël, dhe vetëm 5% kanë qenë për seks pasdite. Vetëm 20% e njerëzve kryejnë marrëdhënie seksuale atëherë kur ata duan.

“Kjo është edhe një arsye më shumë se jeta është bërë e vështirë dhe nuk gjejmë kohë as për veten tonë. Për disa të tjerë seksi nuk është prioritet, për ta koha e lirë për të pushuar është më e rëndësishme. Kjo nuk është e dobishme sepse seksi pas një dite të vështirë të liron nga stresi”, thekson Trecez Cox.

Lajme të ngjashme

Back to top button