Pattinson, dhuratë prej 30 mijë funta për të dashurën

Robert Pattinson besohet se ka shpenzuar 30 mijë funte për t’ia blerë të dashurës së tij, Kristen Stewart, një dhuratë e që besoni apo jo është një stilolaps.

 Ylli i Twilight besohet se ka shpenzuar shumën astronomike për ta gëzuar të dashurën e tij për ditëlindjen e saj të 23-të të martën.

“Kristen gjithmonë ka mbledhur stilolapsa dhe ka lloje të ndryshme me stile të ndryshme. Robi vendosi që të shpenzonte shumë për ditëlindjen e saj këtë vit, pasi ia ka blerë një edicion të kufizuar të stilolapsave nga Tibaldi Bentley Fountain e që janë të arit”, ka theksuar një burim.

Burimi shtoi se emri i Kristenit në këtë stilolaps ishte i gravuar në mënyrë të veçantë.

Lajme të ngjashme

Back to top button