Vlerësimi i kohës dhe zhvlerësimi i saj nga rinia

Kalojnë ditët, vitet, e është duke na kaluar jeta ne asgjë nuk bëjmë që të përmisojmë veten tonë e që të ndërtojmë karakterin tonë fetar si dhe edukativo arsimor.

Të flasësh për këtë temë është një çështje shumë e rëndësishme sepse kur pëmendet fjala kohë duhet ta dijmë se ajo është një gur i çmueshëm dhe flori për të cilën edhe Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin fisnik ka thënë: “Pasha kohën!Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm”.(El Asr, 1-3)

Jetojmë në një kohë dinamike ku edukimi shpirtërorë dhe material e ka humbur peshën e vet, andaj koha duhet të shfrytëzohet dhe të vlerësohet në maksimum nga ana jonë, por në të vërtetë a ia kemi parashtruar vetes një pyetje se ne a e vlerësojmë kohën aq sa duhet në maksimum?

Shumë prej nesh e ndjejmë si një krenari kur dalim të shëtitemi dhe kur bëjmë ndonjë punë të kotë dhe kur na pyet ndonjëri që na takon rrugës – çka bëni apo ku shkoni, ne përgjigjemi me plot krenari dhe me plot kënaqësi duke thënë: kemi dalur t’a humbasim kohën.

Vallë a duhet ne të përgjigjemi në këtë mënyrë, a thua vallë kjo përgjigje që e japim ne na ka hije neve rinisë si një ardhmëri e një populli?
Assesi, përkundrazi ne duhet ta shfrytëzojmë dhe ta vleresojmë kohën e jo ta zhvlerësojmë atë, poashtu ne duhet të kemi një qëndrim për llogaritjen e vetes. Tash parashtrohet pyetja si bëhet qëndrimi për llogaritjen e vetes?

Prej obligimeve të muslimanit është që të qëndrojë me veten e tij sa herë që të kalojë një vit, ta llogarisë veten për vitin e kaluar, ç’ka bërë në atë vit? Ç’ka përgatitur për Ahiretin (botën tjetër) e tij? Ç’ka fituar dhe ç’ka humbur? 

Ashtu siç bën tregtari i suksesshëm në fillim të çdo viti: i mbledh të gjitha fletoret, u jep një shikim të gjithë regjistrave, dhe do të dijë se sa ka humbur dhe sa ka fituar.
Cilat janë shkaqet e humbjes së tij? Cilat janë shkaqet e fitimit të tij? Ashtu që të shmangë shkaqet e humbjes, dhe t’i shtojë shkaqet e fitimit.
Me fjalë të tjera ne duhet të jemi menaxhues të vetvetes të shohim se a kemi përmirësime në veten tonë prej një viti në vit.

Njeriu doemos duhet të qëndrojë me veten tij dhe ta llogarisin atë. Nëse nuk mund ta llogaris për çdo ditë le ta bëj për çdo javë, nëse nuk mund t’a bëjë për çdo javë le ta bëjë për çdo muaj, në qoftë se nuk mund ta bëjë për çdo muaj le ta bëj për çdo vit, mirëpo kryesorja është t’a llogarisë atë.
Është bërë traditë që njeriu kur i kalon një vit nga jeta e tij, të festojë ditëlindjen e tij me plot tradita dhe rituale të veçanta si: ushqim e pije, qirinj që ndizen e pastaj fiken etj. Në vend të këtyre risive do të ishte shumë më e rëndësishme për njeriun e mençur që t’ia bëjë një llogaritje vetes se çka ka bërë gjatë atij viti që shkoj. Dhe pastaj në qoftë se gjen ndonjë gabim dhe moskujdes të filloj të qaj dhe ato ti kthejë me vazhdimin e kohës në përmirësime, mirëpo njerëzit nuk e bëjnë këtë.

Kohën duhet ta shfrytëzojme sikurse një profesor kur hyn në klasë dhe nxënësve të tij u thotë: Sot do të mësojmë se si ta shfrytëzojmë kohën. Merr profesori një kovë të madhe dhe aty vendos disa gur të mëdhenj, dhe pastaj përsëri i vendos disa guraleca të vegjël, kthehet kah nxënësit dhe i pyet a u mbush e tërë kova? 
Nxënësit një zëri përgjigjen: Po, atëherë profesori merr rërë dhe prapë ndodh e njejta i pyet nxënësit, por përgjigja është e njejtë, profesori merr ujë dhe e mbush kovën mirë dhe kthehet kah nxënësit dhe u thotë tash u mbush kova e tëra.
Çka nënkuptojmë nga kjo e tëra, nënkuptojmë se ne një herë duhet që ti kryejmë obligimet tona më të rëndësishme e pastaj punët e tjera, njëherit duhet ta kuptojmë rëndësinë e kohës e pastaj shfrytëzimin e saj.

Ca të urtë janë shprehur kështu: “Gjërat më të shtrnjta që ke janë zemra dhe koha. Kij kujdes ndaj tyre!”.
Braktise çdo fjalë, vepër dhe lëvizje që s’të intereson, sepse Muhammedi a.s (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Nga Islami i bukur i njeriut është mosmarrja me gjërat që nuk i përkasin atij (interesojnë). 
“Koha është jeta” që d.m.th se në qoftë se njeriu e humb kohën e ka humbur jetën e tij koha është flori dhe më e çmueshme se diamanti.
Të mendojmë pak se po ta kemi në dorë një diamant a do ta hudhnim atë në mbeturina apo do ta shisnim që të fitojmë sa më shumë para.
Normal që do ta shisnim që të fitojmë para, prandaj edhe koha duhet të shfrytëzohet që të kemi më shumë sukses si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër.
Shpesh herë ia parashtroj vetes një pyetje: Pse ne nuk mund të krijojmë veprat tona apo të zbulojmë diçka të re si njerëzit që jetojnë në perendim?

Për arsye se ne nuk punojmë, ne rrimë po thuaj tërë natën zgjuar, sillemi kot nëpër rrugë gjatë ditës, nuk punojnë as për botën tonë.
Një dijetar anglez Heli Taylor kishte thënë: “Çfar kuptimi ka një jetë pa vepra, një jetë pa vepra është sikurse një njeri kur hyn në bibliotekë që është i rrethuar nga librat por anjërën prej tyre nuk e merr që ta lexoj.

Andaj porosia ime për të gjithë ne rininë është se pikërisht tani e kemi mundësinë që të pendohemi për mëkatet tona dhe t’a shfrytëzojmë kohën sepse koha është thjesht sikur një lum që rrjedh me shpejtësi afrohesh për tu freskuar të merr në thellësi.
Të shpresojmë se Zoti do ta bëjë ditën e sotme më të mirë se të djeshmen, dhe të nesërmen më të mirë se të sotmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button