Ndryshimet e IPARD-it –më tepër mundësi për para evropiane

Blerja e mekanizmave për punë, modernizimi i fermave, qumështoreve dhe serrave, ripërtëritja e kapaciteteve përpunuese, si dhe ndërtimi dhe renovimi i objekteve për turizëm rural me mjete nga fondet parainkuadruese evropiane, ofrohen me ndryshimet më të reja të programit IPARD, të cilat mbrëmë para bujqëve në Resnjë, i elaboroi zëvedësministri i Bujqësisë, Zoran Konjanovski.

Prodhuesit, kryesisht të pemëtarisë, më shumë janë interesuar për risitë në sektorin e tyre, por vëmendje shkaktoi edhe mundësia për blerje të traktorëve.

Siç kumtoi Konjanovski, është zvogëluar kufiri për aplikim, me ç’rast mundësohet që kërkesa për IPARD të parashtrojnë edhe bujqit më të vegjël, por është rritur edhe shuma për projektet më të mëdha. Me këto ndryshime, njëherësh mundësohet që për mjetet parainkuadruese të konkurrojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe si rezultat i kësaj pritet absorbim dukshëm më i madh i fondeve evropiane.

“Tani mundësitë janë më të mëdha. Për ata të cilët dëshirojnë të ndërtojnë serra të reja, kufiri i shpenzimeve të lejuara është ngritur në më shumë se 2 milionë euro”, deklaroi në mes të tjerash zëvendësministri Konjanovski.

Deri më tani, numri i aplikimeve ka qenë mesatarisht i ulët, 70 deri në 90 për secilën thirrje publike, ndërsa tani pritet rritje drastike deri në rreth 1.000, që do të thotë edhe absorbim shumë më serioz i mjeteve evropiane. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button