Jo, imponimeve të paligjshme në ‘betejën’ për Strugën

Të gjithë sytë e opinionit publik shqiptar dhe maqedonas këtyre ditëve janë kthyer drejt Strugës. Të dielën do të zgjidhet dilema se kush do të drejtojë me Strugën në katër vitet e ardhshme. “Beteja”për drejtimin e  Strugës nga shqiptarët apo maqedonasit, apo më saktë thënë nga kryetar shqiptar apo maqedonas po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Fakti që kandidatët shqiptarë në rrethin e parë të zgjedhjeve morën më shumë se 6000 vota nga kandidati maqedonas i ka bërë maqedonasit që të mobilizohen së tepërmi që në rrethin e dytë ti “mundin “ shqiptarët. Për t’i mobilizuar më shumë në këtë përpjekje, së fundmi, në Strugë ka ardhur edhe kryeministri  Gruevski, i cili u ka dhënë zemër  të “tijëve” që të vazhdojnë betejën për fitimin e Strugës.

Nga ana tjetër, në taborrin shqiptar,kanë ndodhur zhvillime që nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë. Kandidati shqiptar i PDSH-së, Ziadin Sela ka marrë përkrahjen e parezervë të të gjitha subjekteve politike shqiptare. Madje edhe të liderit të BDI-së , Ali Ahmeti dhe sidomos tëkundërkandidadit të tij, nga raundi i parë, Arben Labënishti. Për më tepër, “çudia shqiptare” ka ndodhur kur Arben Labënishti, ashtu siç kishtepremtuar ,kishte dalënë fushatë së bashku me ish kundërkandidatin e tij, Ziadin Sela përtëmbledhur votën e përbashkët shqiptare.

Megjithatë, temë debati këtyre ditëve në opinionin publik shqiptar është bërë angazhimi “maksimal” i subjekteve politike maqedonase për të “fituar Strugën”.  Në këtë opinion po flitet edhe përndërmarrjen e disa veprimeve antiligjore për t’ia arritur qëllimit, siç është blerja e votave. Ndërkaq, nga shtabi zgjedhor i kandidatit Sela kanë tërhequr vërejtjen edhe për keqpërdorimin e policisë për fushatën parazgjedhore në dobi të kandidatit maqedonas. Gjithsesi, që nëkëso kushtesh edhe  subjekti politik por edhe elektorati shqiptar, sipas opinionit të këtushëm, duhet të bëjë të pamundërën që Ziadin Sela, të jetë kryetar i  Komunës së Strugës.

Vetë, Sela ka theksuar se Struga  është me shumicë shqiptare, ndaj edhe drejtues i saj duhet dhe do të jetë nga radhët e shqiptarëve. Ndërkaq nga ana tjetër drejtimi i Strugës nga kryetar shqiptar është parapaërcaktuar qysh me ndarjen territoriale e cila ishte njënga shtyllat e Marrëveshjes sëOhrit .

Ndarja territoriale pas konfliktit tëvitit 2001 dhe Marëveshjes së Ohrit, u realizua pikërisht duke u mbështetur në parimin e vetëqeverisjes nëpër disa komuna të komuniteteve jo shumicë, siç konsiderohen shqiptarët këtu.

Kështu me ndarjen territoriale të vitit 2002, shqiptarët fituan të drejtën të jenë komunitet shumicë në vetëm 16 komuna, nga gjithsej 80 sa janë në Maqedoni, dhe kjo u konsiderua si një kompromis i arritur edhe për këtë çështje.Kjo për shkakun, se për shembull Kërçova që ishte pjesë e kësaj marrëveshje u bë me shumicë shqiptare vetëm në këto zgjedhje, edhe pse kjo do të duhej të ndodhte shumë më herët. Nga ana tjetër shqiptarët kanë bërë një kompromis tepër tëmadh në këtë drejtim, sepse kan pranuar që Kumanova për shembull, që gjithmonë ka qenë me shumicë shqiptare, të mbetet  me pakicë shqiptare.

Pra, në këso kushtesh, kur në Maqedoni nga 80 komuna, aktualisht shqiptarët drejtojnë me vetëm 16 komuna, do të ishte e tepërt të mendohej që t’u merret edhe drejtimi i Strugës, sepse kjo do të shkaktonte pasoja të pariparueshme për  kohezionin etnik në Maqedoni. Kjo do të prishte atë kompromis të arritur me shumë mund me Mrrëveshjen e Ohrit, për të cilën garante është edhe Bashkësia ndërkombëtare.

Por edhe përkundër kësaj njohësit e rrethanave të këtushme theksojnë se subjektet politike shqiptare , por edhe elektorati shqiptar duhet të jenë vigjilent dhe të vendosur që të dalin në mënyrë masovike në zgjedhje dhe në mënyrën më demokratike të shprehin vullnetin e tyre politik. Megjithatë, është më se legjitime që gara për kryetarin e Komunës së Strugës të jetë e hapur, por rezultati i saj duhet gjithsesi të reflektojë vullnetin e shumicës dhe në asnjëmënyrë nuk do të duhej të imponohej me mjete të tjera, sidomos të paligjshme, shkelja e këtij vullneti.

Lajme të ngjashme

Back to top button