Cana mposhtet në Stamboll, shkelqën Torres

Lojtarët e Fenerbahçes kanë arrit të mposhtin Lorik Canën me ekipin e Lazios në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Europa League.

Gjiganti turk, Fenerbahçe para rreth 50 mijë shikuesve që ishin të pranishëm në stadiumin “Sukru Saracoglu” ka triumfuar me rezultat të ngushtë prej 2:0.

Megjithëse “Kanarinat” turke dominuan gjatë gjithë ndeshjes dhe krijuan raste për shënim, arritën të mposhtin portierin lacial, Chimenti me anë të penaltisë, të cilën e konkretizoi sulmuesi kamerunas, Pierre Webo në minutën e 78-të, pasi paraprakisht brenda zonës së rreptësisë mbrojtësi lacial, Stefan Radu kishte prekur topin me dorë.

Në fakt, gardianin e ekipit italian në dy raste paraprake e ka shpëtuar shtylla pingule, të cilën e qëlluan mesfushori Raul Meireles dhe lojtari i ndeshjes së sotme, Pierre Webo.

Kur pritej që loja të përfundonte me një gol epërsi për gjigantin turk, në skenë doli sulmuesi holandez, Dirk Kuyt, i cili shënoi në kohën shtesë dhe vulosi rezultatin përfundimtar prej 2:0 për Fenerbahçen.

Vlen të theksohet se lacialët pothuajse gjatë gjithë pjesës së dytë kanë luajtur pa një lojtar, pasi që mesfushori Ogenyi Onazi (‘47) morri kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht të kuqin.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dyja ekipeve do të luhet pas një jave në stadiumin olimpik të Lazios.

Shkëlqen Torres

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Rubin Kazanit në Stamford Bridge, për të siguruar një avantazh para ndeshjes kthyese të 1/4-ës së finales në Europa League.
Chelsea e dominoi këtë takim nag fillimi. Goli i parë u shënua nga Fernando Torres, i cili realizoi pas 16 minutash lojë nga afërsia.

Në minutën e 32-të pas një goditje të fuqishme në zonë ishte Victor Moses ai që realizoi për 2-0 dhe epërsinë solide të Chelseat.

Me anë të një penaltie (41’) u kthyen në lojë rusët, pasi i sakt u tregua Natcho.

Në pjesën e dytë përkundër inkuadrimit të Rondon, Rubini nuk shënoi gol, por vetëm sa e pranoi.

Një harkim të bukur të Matas në zonë e shfrytëzoi Fernando Torres, i cili me kokë realizoi për 3-1.

Me këtë fitore Chelsea siguron avantazh solidi para ndeshjes kthyese që zhvillohet në Rusi pas një jave.

Rezultatet

Chelsea 3:1 Rubin Kazan
Benfica 3:1 Newcastle United
Tottenham Hotspurs 2:2 Basel

Lajme të ngjashme

Back to top button