Brazil, policia me armë kundër futbollistëve

Futbolli në Amerikën Latine është më shumë se sa pasion dhe kur përballë vihen rivalë nga Brazili dhe Argjentina, ndeshjet në të shumtën e herëve tejkalojnë kornizat e lojës. 

E njëjta gjë ndodhi edhe në takimin e vlefshëm për Kupën Libertadores, (simotra e Ligës së Kampioneve në Amerikën Latine) mes skuadrës braziliane Atletico Mineiro dhe argjentinasve të Arsenal Sarandi. 

90 minutat e takimit u mbyllën me rezultatin 5-2, ndërsa zemërimi i lojtarëve miq ishte me treshen e gjyqtarëve të takimit. Pas fërshëllimës finale ata iu drejtuan gjyqtarëve për t’i kërkuar llogari, sipas tyre për gjykimin skandaloz. 

Nga frika se ndaj gjyqtarëve do të ushtrohej dhunë në fushë hynë forcat braziliane të policisë. Policët rrethuan menjëherë gjyqtarët dhe kërkuan shpërndarjen e futbollistëve, por këta të fundit, iu kundërvunë edhe policisë. 

Grupi i vogël i policëve kërkoi ndërhyrjen e të tjerëve të cilët me të hyrë në fushë iu kundërvunë futbollistëve, madje madje iu drejtuan edhe armë, megjithëse me plumba gome. 

Lajme të ngjashme

Back to top button