(Video) Gotze hit në Youtube, urinon në stadiumin e Malagës
Futbollisti i Borussia Dortmundit, Mario Goetze “nga asgjëja” është bërë hit në YouTube.
Mesfushori i ‘milionerëve’ me të përfunduar stërvitjen, një ditë para ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Malagas, bëri një sherr të vogël pas reklamave në stadiumin “La Rosaleda”.
Goetze, i cili urinoj në stadium, tregoj shenja të ngjashmërisë me portierin e dikurshëm të Gjermanisë, Jens Lehman, i cili të njëjtën gjë e kishte bërë kohë më parë në Ligën e Kampionëve derisa mbronte ngjyrat e Stuttgartit.