Tre kompani mjekësore turke vijnë në Bunarxhik

Tre kompani turke nga fusha e mjekësisë do të investojnë në Maqedoni. Investimi i tërësishëm do të jetë 50 milionë euro dhe do të hapen 600 vende të reja pune, prej të cilave 350 në vitin e parë të punës.

Qëllimin e tyre për investim në Maqedoni e kanë shprehur në takimin me drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë, Visar Fida, në Ankara.

“Bëhet fjalë për kompaninë Matek, e cila do të investojë rreth 15 milion euro në Maqedoni dhe do të punësojë rreth 200 persona, kompania Istem medikal e cila planifikon të investojë rreth 20 milion euro dhe të punësojë rreth 250 persona dhe kompania Total, e cila gjithashtu planifikon të investojë rreth 15 milionë euro dhe të punësojë rreth 250 njerëz. Të trija kompanitë janë nga fusha e mjekësisë dhe do të investojnë në zonën Bunarxhik në Shkup”, deklaroi drejtori i Agjencisë Visar Fida. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button