Ibrahimovich: Rooney eje në PSG

Gjatë një interviste për britaniken “The Sun”, sulmuesi suedez i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimoviç fton sulmuesin e Manchester United Wayne Rooney t’i bashkohet skuadrës franceze.

“Nëse Rooney dëshiron të bëjë pjesë në projektin më të mirë futbollistik në botë, duhet të firmosë vetëm me këtë ekip. Vendimi i takon vetëm atij, pasi vetëm ai mund të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë në verë. E kuptoj pse shoqëria është e interesuar për Rooney. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Nuk na mjafton të dominojmë në Francë, dëshirojmë të jemi numri 1 edhe në Europë” përfundoi bomberi sueudez i PSG.

Lajme të ngjashme

Back to top button