Gruri i importuar nga Serbia përmban metale të rënda

Në tre mostra nga pesë dërgesa të grurit që është importuar nga Serbia para një muaji është konstatuar prani e shtuar e metaleve të rënda. Akoma nuk dihet se për çfarë sasie të grurit të helmuar bëhet fjalë, për shkak se nuk ka njoftim zyrtar nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV), njoftoi portali Faktor.

Gruri është importuar para një muaji dhe atëherë AUV-ja njoftoi se mostra nga të gjitha pesë dërgesat janë dërguar në super analizë, por deri tani opinioni nuk ka informata zyrtare për rezultatet e hulumtimeve plotësuese.

“Agjencia për ushqim dhe veterinari, në kuadër të aktiviteteve të saja të rregullta, gjatë kontrollit të ushqimit të importuar në vendkalimet kufitare, konstatoi koncentrim të shtuar të metaleve të rënda, mbi kufinjtë e lejuar. Sipas procedurave ligjore, e tërë sasia e grurit të dyshimtë gjendet nën mbikëqyrje të AUV-së në vendin e shkarkimit, dhe për atë sasi është lëshuar vendim përkatës për ndalesë nga lëshimi në qarkullim, deklaruan para një muaji në AUV.

Sipas portalit, bëhet fjalë për pesë dërgesa me gru të importuar nga Serbia, me peshë të përgjithshme prej 330.220 kilogramë, e blerë nga dy furnizues të ndryshëm, dhe është dedikuar për tre kapacitete të mëdh? mulliri në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button