Malaga-Borussia, vendoset në Gjermani

Malaga ka arritur të marrë një barazim me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Dortmundit në sfidën e parë të 1/4-ës së finales së Ligës së Kampionëve që u zhvillua në La Rosaleda. 

Ndeshja filloi me intensitet të lartë, pasi të dyja ekipet njihen me lojë të bukur. 

Dortmundi kërkoi që me anë të sulmeve të shpejta të shënonte golin e rëndësishëm në transfertë, por këtë nuk ia lejoi mbrojtja vendase, që me aksione mirë të menduara u mundua të arrinte te fitorja. 

Sidoqoftë, ndeshja në La Rosaleda përfundoi me rezultat 0-0. 

Në ndeshjen e kthimit që zhvillohet të martën e ardhshme në Signal Iduna Park llogaritë janë shumë të hapura. 

Lajme të ngjashme

Back to top button