(Video) Real Madrid, shuan shpresat e Gallatasarayt!

Real Madridit ka shënuar fitore të thellë prej 3:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.

Cristiano Ronaldo e ka hapur serinë e golave në minutën e 9-të, derisa Karim Benzema e ka dyfishuar atë në minutën e 29-të pas asistimit të Essienit.

Në pjesën e dytë, Gonzalo Higuain e ka vendosur rezultatin përfundimtar (73).

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, Malaga dhe Borussia Dortmund ka luajtur baras pa gola. 

Lajme të ngjashme

Back to top button