Mourinho lë në stol Casillasin

Iker Casilas vazhdon të përbëjë një çështje serioze brenda klubit të Realit. Portieri dhe kapiteni i madrilenëve tashmë ka krisur totalisht marrëdhënien e tij me trajnerin Jose Mourinho, duke qenë që portugezi ka vendosur të mos e grumbullojë atë për çerekfinalen e parë kundër Galatasarayt.

Edhe pse Casillas ka rikuperuar dëmtimin prej më shumë se një javë, gjatë së cilës është stërvitur së bashku me pjesën tjetër të ekipit, Murinjo vazhdon t’i besojë portierit të dytë, Diego Lopezit.

Në bazë të kësaj situate të krijuar, në fund të sezonit vështirë se do ketë vend për të dy në Madrid. Përveç Kasijasit nuk janë grumbulluar as mbrojtësit Albiol dhe Carvalho, si dhe sulmuesi Callejon.

Lajme të ngjashme

Back to top button