Proteza e syve bëhet realitet

A kanë krijuar shkencëtarët më në fund të shumëpriturin “syrin bioteknologjik”? Kërkimet për të krijuar një protezë retinale, e cila do t’u jepte të verbërve mundësinë të shihnin sërish, ka qenë një sfidë për shkencën e sotme. 

Për herë të parë në histori është aprovuar projekti “Argus II” për syrin bioteknologjik, një protezë retinale që mund të përdoret për të kuruar verbërinë e plotë. Kjo risi është sjellë nga Kompania Mjekësore e Mundësisë së Dytë për Shikim, SSMP. 

Administrata për ushqimin dhe drogën e ka miratuar “Argus II”, i cili shpërndan stimulime elektrike në retinë, për të nxitur shikimin tek individët që vuajnë nga verbëria. Pigmentoza e retinës është një verbëri e trashëguar, e cila shkaktohet nga përzierja e pigmenteve brenda retinës. Ajo shkatërron qelizat e indeve të pasme të syrit, në pjesën përgjegjëse për procesin e dritës. Sëmundja shkakton humbjen e ngadaltë të shikimit derisa nuk shihet më asgjë. 

Rreth 100 000 persona e kanë këtë sëmundje në SHBA, ndërsa në Shqipëri mendohet ta kenë 11 843 persona. “Argus II” është i pranishëm edhe në Europë, ndonëse kjo pajisje nuk mund ta kthejë shikimin plotësisht, ajo mund ta përmirësojë shikimin tek individët që nuk shohin fare. 


Robert Grinberg, drejtor i kompanisë që ka prodhuar pajisjen, shprehet se proteza retinale është një hap i madh përpara për shkencën dhe për pacientët që do të përfitojnë prej saj. Deri më tani nuk kishte asnjë trajtim të mundshëm për të verbrit. Pajisja punon duke u bërë bajpas qelizave të dëmtuara që përpunojnë dritën. Kamerat e montuara te syzet filmojnë informacionin vizual në formën e dritës; të dhënat transmetohen nëpërmjet valëve në impiant, që u jep shkas elektrodave në mikroprocesor të nxisin pikselët e dritës në retinë. Ky informacion i dërgohet trurit dhe ky e procedon si një imazh të zakonshëm.

Operacioni për instalimin e impiantit të ri të shikimit zgjat 2 orë. Për pacientët që kanë pritur gjithë jetën t’u kthehet shikimi, dy orët e domosdoshme duket se kalojnë shumë shpejt.

Lajme të ngjashme

Back to top button