ZTE Open, telefoni i parë me sistem operativ Firefox

Ka pasur disa telefona në treg me sistemin operativ të Firefox, por tani Mozilla ka prezantuar celularin e parë zyrtar ZTE Open me sistemin operativ Firefox OS në Kongresin Botëror të Celularëve.

Telefoni vjen me një procesor Cortex A5 dhe me ekran 3.5-inç. Informacione të tjera nuk ka për momentin, por më shumë të dhëna do të ketë gjatë konferencës për shtyp të Mozilla dhe në Kongresin Botëror të Celularëve.

ZTE Open nuk është i vetmi telefon me sistemin e ri operativ. Alcatel gjithashtu ka një telefon me sistemin e ri, One Touch Fire. Ashtu si Open, edhe One Touch Fire është një telefon shumë i thjeshtë me ekran 3.5-inç ekran, procesor 1GHz, 512MB memorie (plus një kartë SD 2GB) dhe një kamerë 3.2-megapikselë.

Lajme të ngjashme

Back to top button