Bebet, gjumë në të ftohtë

A do ta linit beben apo femijën tuaj jashte në të ftohte, ndersa merr nje sy gjume? Pjesa më e madhe e prinderve nordik as do ta mendonin dy here.

Për ta është pjesë e rutinës ditore. Gjate dites, në dimër, kur temperaturat në Stokholm arrijne minus 5 grade Celsius, është e zakonshme të shohesh karroca jashtë bareve apo restoranteve. Nëse prindërit vendosin t’i marrin foshnjat tek miqte, atyre nuk do ti ofrohej dhoma e gjumit, por oborri apo ballkoni.

Lisa Mardon, një nene e tre femijeve qe jeton në kryeqytetin e Suedise thote se e ka perdorur kete metode per per te gjithe femijet. Djali me i vogel, Alfredi eshte dy vjec dhe ajo e le te fleje jashte ne karrocen e tij, per nje ore e gjysem. Edhe i ati i Lisës, kur ishte i vogël, flinte jashte ne karrocen e tij vetëm kur temperatura shkonte minus 10 grade celsius, e ema e fuste brenda.

T’i lesh femijet te marrin nje sy gjume ne ajer te paster, qofte ne vere apo dhe ne dimer, i ndihmon ata t’i bejne balle virozave te ndryshme. Shume prinder besojne se femijet e tyre bejne gjume te qete ne ajer te paster. Nje studiuese ne Finland thote se “gjumi i dites ne ajer te paster” eshte nje metode shume popullore ne te gjithe vendet nordike dhe sipas nje sondazhi, “shume prinder e mbeshtesin kete”.

Lajme të ngjashme

Back to top button