Policët serb me uniforma të Kosovës

Policët e Serbisë që prej vitesh kanë ushtruar ilegalisht aktivitetin në veriun e Kosovës, të banuar me serbë do të bëhen pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ata do të ndërrojnë uniformën dhe hierarkinë komanduese.

Në veriun e Kosovës veprojnë ilegalisht rreth 500 pjesëtarë të MUP-it, të cilët janë të armatosur dhe të pranuar në mënyrë zyrtare në Kralevë të Serbisë. 

Kjo strukturë sigurie e mirëorganizuar kontrollohet në mënyrë hierarkike nga Beogradi. Mediat kosovare raportojnë se pas dialogut të fundit midis kryeministrave të dy vendeve, Thaçi dhe Daçiç, ka një pajtueshmëri ndërmjet palëve, që një pjesë e strukturave ilegale të sigurisë të transformohen në organet e rendit. Të tillë procesi, në baza vullnetare, do t’u nënshtrohen vetëm ata pjesëtarë të përfshirë në të tilla struktura, e që janë banorë të Kosovës. 

Nuk do të vlejë kjo edhe për qytetarët e Serbisë, por edhe për kosovarët përgjegjës për ndonjë krim. Pritet që pas takimit të radhës për dialogun Kosovë-Serbi, që do të mbahet në muajin mars të gjendet edhe zgjidhja për akomodimin e pjesëtarëve të strukturës në zinxhirin komandues të organeve respektive të sigurisë të Republikës së Kosovës. /Ballkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button