DiCarlo: E ardhmja e Kosovës në BE

Ambasadorja amerikane në OKB, Rosemary DiCarlo ka theksuar se bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë janë historike dhe esenciale për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

“Si pikë e parë unë i thërras fuqishëm liderët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar bisedimet, këto bisedime janë historike, instrumentale, absolutisht esenciale për Kosovën që të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë. Ne jemi shumë afër me Kosovën, ne do të jemi gjithmonë shumë afër me Kosovën, por ne e kuptojmë se e ardhmja e Kosovës është pjesë e BE-së. Ky është një hap esencial në rrugicën për të përparuar, mendoj se është shumë e rëndësishme dhe ajo që është arritur deri tani është një përfitim i madh për të gjithë popujt e Kosovës. Unë kërkoj nga liderët prapë dhe shpresoj në ta se rruga që po bëjnë është konstruktive dhe produktive sepse në fund të bisedimeve do të shihet se kjo është në dobi të popujve të rajonit”, ka thënë ajo për Kosovapress.

Sipas saj, politika e jashtme amerikane, nuk ka ndryshuar pas dorëheqjes së sekretares Clinton.

“Politika e jashtme amerikane është përkrahëse shumë e fuqishme e popullit të Kosovës. Siç e dini se ne i kemi disa administrata me radhë që kanë të njëjtat pikëpamje dhe kanë ofruar të njëjtën përkrahje për Kosovën. Ne presim që kjo të vazhdojnë dhe të jemi partnerë me Kosovën në vazhdimësi”, ka thënë ajo.

Rosemary DiCarlo, e cila e ka përkrahur në vazhdimësi çështjen shqiptarë në OKB, ka thënë është krenare që e ka ndihmuar Kosovën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button