“Der Spiegel”: Lapidari i UÇPMB-së ka rrezikuar dialogun

Forcat speciale serbe duke përdorur buldozerë kanë shkatërruar monumentin e UCPMB-së në Preshevë. Ky akt ka ngritur reagime të ashpra duke nxitur tensionet politike në rajon.

Gjeografikisht Presheva mes kufirit Kosovë-Serbi e banuar me shumicë shqiptare i takon Serbisë përkundër lidhjeve direkte me Kosovën, shkruan revista e njohur gjermane “Der Spiegel” në numrin e saj të fundit ne shkrimin me titull: Serbi: Mijëra protestues kundër largimit të monumentit të UÇPMB-së (” Serbien: Tausende protestieren gegen Denkmal-Abriss”- UÇPMB, i cili i dedikohet zhvillimeve te fundit në Luginën e Preshevës.

Në Preshevë edhe mijëra njerëz marshuan paqësisht. Rasti tregon se situata e sigurisë ashtu të brishtë në rajonin edhe më shumë është tensionuar, pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Për më shumë se dy muaj në rajon ka pasur mosmarrëveshjeve mes të serbëve dhe shqiptarëve për monumentin e UÇPMB-së. Të dielën e 20 janarit mbi 200 forca serbe intervenuan për ta larguar lapidarin e UÇPMB-së Preshevë, ku është e paqartë se ku e kanë vendosur policia monumentin, transmeton Presheva jone.

Për popullatën shqiptare, në qytetin me 35.000 banorë, monumenti ishte një objekt i rëndësishëm përkujtimi për shkak të meritave të ish-luftëtarëve. Në atë pllakë mermeri ishin të renditur emrat e ish- anëtarëve të njësisë rajonale guerile shqiptare UÇPMB, të cilët u vranë gjatë luftimeve me forcat serbe në Luginën e Preshevës.

Pala serbe e sheh pra ndërtimi ilegal, çka ministri Dacic kishte përsëritur disa herë në intervista se ai nuk e justifikon që do të ndërtohet një monument “terroristëve”, ka shkruar “Der Spiegel”, duke iu referuar mediave serbe. 
Një ultimatum nga Ministria e Drejtësisë për rrënimin e monumentit kishte skaduar. “Serbia ka treguar durim të gjatë dhe të mjaftueshme”, tha Dacic pas prishjes. “Ne e kemi bërë të qartë edhe se ligjet duhet të respektohen dhe askush nuk është më i fortë sesa qeveria”.

Qeveria e Kosovës e sheh veprimin si një goditje ndaj bisedimeve të paqes me Beogradin. “Ky veprim nga ana e qeverisë serbe seriozisht rrezikuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, citohet deklarata e Qeverisë së Kosovës, nga revista gjermane “Der Spiegel”

Javën e kaluar, kryeministrat e të dy vendeve ishin takuar për bisedime dypalëshe në Bruksel. Takimi, i cili u ndoq edhe nga BE si ndërmjetëse, ishte në lidhje me të ardhmen e Kosovës, në veçanti për veriun e Kosovës të populluar me serbë.

Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, 98 vende e kanë njohur shtetin e ri deri më tani. Serbia refuzon të pranojë ende pavarësinë e Kosovës, thuhet në fund të shkrimit ë revistës gjermane “Der Spiegel” dedikuar zhvillimeve të fundit në Luginën e Preshevës.

Lajme të ngjashme

Back to top button