Kumanovari mund të luajë për Shqipërinë

Orhan Ademi, shqiptari nga Kumanova me pasaportë zvicerane mund të jetë futbollisti i parë shqiptar nga Maqedonia që do të luaj për Shqipërinë.

21-vjeçari nga Hotla e Kumanovës, luan për Eintracht Braunschweig, ekip i cili kryeson në rënditjen e Bundesliga 2 dhe është me një këmbë në Bundesligë.

Ademi këtë sezon ka treguar performancë të lartë duke luajtur vazhdimisht si titullar dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa Eintracht ka grumbulluar 51 pikë dhe ka 12-pikë më shumë se vendi i tretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button