Në Smillkovcë do të ndërtohet kishë

Një kishë do të ngritet pranë Liqenit të Smilkovcit në periferi të Shkupit, në vendin ku u vranë katër të rinjtë maqedonas më 13 prill të vitit të kaluar.

Bashkësitë lokale të fshatrave Stajkovë, Smilkovcë, Creshevë dhe Viniçe në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës kishën do ta ndërtojnë me pëlqimin e Kishës Ortodokse Maqedonase.  

Kisha siç bëhet e ditur do të ketë një sipërfaqe prej 150 metra katror, me një hapësirë parku prej 6 mijë metrash katror, ndërsa rreth kishës do të jetë një këmbanë, një kryq gjigand, si dhe pesë pisha gjigandë në shenjë përkujtimi për pesë viktimat që u vranë vitin e kaluar./mia?

Lajme të ngjashme

Back to top button