Slloveni triumfoi në “Kupën e Sharrit” (FOTO)

Në garën e skijimit “Kupa e Sharrit” që u realizua sot në Kodrën e Diellit në Tetovë, triumfoi Matiç Skube nga Sllovenia me një rezultat të shkëlqyer. Nga përfaqësuesit e Maqedonisë me rezultat më të lartë ishte Dardan Dehari .

“Është hera e parë që konkurroj në garën “Kupa e Sharrit” rezultati im ishte më i lartë edhe në tabelën fikse andaj  e prisja këtë fitore” tha për Portalb Matiç Skube, triumfuesi i garës në ditën e parë.

Ndërkaq, Dardan Dehari i cili këtë radhë shënoi një rezultat jo siç pretendonte, krahasuar me vitet e kaluara tha se kishte pasur probleme me stazën e skijimit.

“Staza ishte e butë dhe kishte ca probleme, andaj u mblodhën bashkë gjitha kështu që nuk pata një rezultat si që e prisja. Vitin e kaluar unë isha në vendin e tretë gjithmonë kam triumfuar por këtë radhë nuk ishte rezultati siç dëshiroja” deklaroi Dehari i cili ishte përfaqësuesi nga Maqedonia me rezultat më të lartë.

Gara  e skijimit “Kupa e Sharrit”” realizohet për të dyzetën herë në Kodrën e Diellit në Maqedoni. Në këtë garë kanë marrë pjesë 39 konkurrues nga  15 shtete. Pas garave të skijimit të gjithë të pranishmit janë argëtuar me këngëtaren Adelina Tahiri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button