Fabrika e Teteksit nga Tetova sërish blen aksionet e veta

Kombinati i tekstilit Teteks nga Tetova ka blerë aksionet e veta, informon Bursa e Maqedonisë. Sipas kompanisë, në bazë të Vendimit për blerjen e aksioneve të veta, më 19 shkurt kompania bleu 546 të aksioneve të veta me një çmim prej 330 denarë për aksion.

Për më tepër, kombinati Teteks nga Tetova ka njoftuar që edhe në dy raste tjera në fund të vitit të kaluar ka blerë aksionet e veta: më 6 nëntor, kur bleu 20 aksione me çmim prej 310 denarë për aksion, dhe tri ditë më vonë kur bleu 50 aksione me të njëjtin çmim.

Lajme të ngjashme

Back to top button