Zgjidhja për veriun nuk do të ketë statusin e “marrëveshjes politike”

Zgjidhja për veriun nuk do të ketë statusin e “marrëveshjes politike”, që do të impononte votimin në Kuvend. Por zyrtarë të lartë politikë druajnë se për t’u bërë e implementueshme, zgjidhja mund të kërkojë ndryshime ligjore ose edhe kushtetuese.

Nuk do qitet për miratim në Kuvendin e Kosovës çfarëdo zgjidhjeje për veriun e vendit të banuar me serbë, që do të mund të arrihet në procesin dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë thënë burime të “Kohës Ditore”.

“Nuk do të quhet as marrëveshje. Do të jetë thjesht një komunikatë e baroneshës Ashton, që do të njoftojë për atë që palët dakordohen. Pra nuk do të ketë nevojë të qitet në Kuvend për miratim”, ka thënë një burim i gazetës i përfshirë në dialogun që është duke u zhvilluar në Bruksel. 

Lajme të ngjashme

Back to top button