Shuhet javorja ‘Gragjanski’

Edhe një medium në Maqedoni shkon në histori. Javorja Gragjanski nesër shet për herë të fundit produktin e tyre mediatik. Mësohet se kjo javore mbyllet për shkak të vështirësive financiare.

“Kur e filluam këtë projekt para një viti shpresuam dhe sinqerisht besuam se me të do të ndriçojmë terrin, para së gjithash medial. Por sot ballafaqohemi me të vërtetën e hidhur, një fije e ndezur qibriti vetëm e potencon terrin rreth tij” shkruhet në fjalët e fundit të kësaj javore.

Situata e medieve në Maqedoni dita-ditës përkeqësohet. Brenda tre viteve u mbyllën dy televizione, katër gazeta dhe disa javore. Në vend të tyre pushteti financon krijimin e portaleve online satelitë të tyre që i përdor për interesa të propagandës. Burimet tjera alternative që luftojnë për liri të shprehjes dhe informim të balancuar mbeten te margjinalizuara madje dhe satanizuara.

Këtë e dëshmon dhe raporti i fundit nga Reporterët pa kufij në të cilin Maqedonia në të cilin vendi ynë për nga liria e mediumeve shënoi një rënie katastrofale në vendin e 16. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button