Kosovë, opozita paralajmëron krijimin e një miniparlamenti serb

Opozita paralajmëroi sot rrezikun e krijimit të një mini-parlamenti serb, i cili do të ishte kërcënim serioz për Kosovën. Sipas Lutfi Hazirit nag LDK-së, qëllimi i Serbisë është që të krijojë një miniparlament, i cili do të ishte rrezik për Kosovën.

“Tendenca e Serbisë pavarësisht si quhet apo si është emëruar ky organ, është tendencë me kriju një miniparlament, ku komunat delegojnë përfaqësuesit e vet dhe ku delegojnë përgjegjësitë në vendimmarrje dhe kjo është kërcenim për Kosovën sepse krijohet shtresa e tretë e pushtetit që quhet administratë apo niveli i mesëm i pushtetit e kjo nuk guxon të ndodh”, tha Haziri. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button