Takimi i Brukselit, autonomi për veriun?

Duket se informacioni i pakët i publikuar në media pas takimit Thaçi-Daçiç nuk është i paqëllimshëm nga BE. Duket se në Bruksel është arritur një marrëveshje e cila aktualisht po mbahet në konspiracion nga të dyja palët.

Bëhet fjalë për koncesione të dhimbshme për veriun e Kosovës, marrëveshje kjo që i jep veriut një autonomi, një Ahtisaari plus, apo një Republika Srpska.

Burimet e gazetës “Zëri”, në Bruksel treguan se pala serbe ka kërkuar që ky asociacion të përfshijë të gjitha komunat serbe në Kosovë, por me kundërshtimin e palës kosovare. Fllimisht janë pajtuar që të jetë një asociacion i përbërë nga vetëm katër komunat serbe në veri.

“Këtë e ka pranuar edhe pala kosovare, ndërsa në takimin e radhës më 4 mars, do të ketë një marrëveshje më të detajuar rreth asaj, se çfarë kompetencash realisht do të kenë me këtë asociacion komunat veriore”, tha ky zyrtar ndërkombëtar. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button