Gripi me përmasa të mëdha, mjekët rekomandojnë…

Vetëm javën e fundit, nëpër klinika janë paraqitur rreth 2400 persona me simptome të gripit që në krahasim me javën e njëjtë të vitit paraprak do të thotë numër pesë herë më i madh, thonë nga Instituti për shëndet publik i Maqedonisë.

‘Në javën e shtatë nga rezultatet e përpunuara, 2360 persona janë me simptome të gripit në nivel republikan. Në raport me javën e 6 shënohet një rritje për 70 për qind, apo pesë herë më tepër sesa java e njëjtë nga viti i kaluar’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion i Institutit për shëndet publik.

Ata thonë se rekordin e të prekurve nga gripi ende e mban Shkupi, për të pasuar Tetova dhe Strumica me numër më të madh të të infektuarve.

Numër më të madh të të prekurve ka në Shkup edhe atë 1900 raste, pastaj vjen Tetova me 1700 pacienta, Strumica me 1300 dhe Gostivari me 1100.

Ndryshe dje ( e enjte) u kumtua për vdekjen e personit të pestë të infektuar nga gripi i derrit, bëhet fjalë për një grua të moshës 51 vjeçare, e cila ishte hospitalizuar 10 ditë më parë, thonë nga Instituti për shëndet publik.

Që të tejkalojmë gripin duhet të përdorim sa më shumë vitaminë C, lëngje dhe pika për hundë.
Secila sezon mund të sjell viruse të reja, me simptome të ndryshme nuk mund të presim vetëm me vaksinim të mbrohemi por sigurisht se nuk duhet edhe ato vaksina kundër gripit të përjashtohen nga mundësia, rekomandojnë mjekët.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve me grip që nga fillimi i sezonit të gripit e deri tani kur jemi në javën e 40  është 10728 persona./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button