Protesta kundër Talat Xhaferit, sonte në 19:00h?

Gjatë gjithë ditës së sotme në rrjetet sociale janë bërë përgatitje për një protestë kundër ministrit të mbrojtjes Talat Xhaferi-komandant Forina i UÇK-së, shkruan Plusinfo.

Ndërkohë siç publikoi më herët portali Skaj, vendimi i Gruevskit për të emëruar Komandant Forinën ministër të mbrojtjes nxit reagime në opinion.

‘Në orën 19, para Qeverisë është vendi dhe koha të jeni aty maqedonas. Pa sulmuar askënd, dhe pa etiketuar askënd. Nuk duam përçarje na duhet bashkim dhe tu themi atyre: Gabuat, na ofenduat. Është njerëzore ta pranoni gabimin dhe ta përmirësoni atë’ thuhet në thirrjen për protestë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button