LSDM për letrën e Fule-së: Gruevskit ti vijë turp

Nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Zoran Jovanovski duke komentuar letrën e marrë nga Komisari për zgjerim Stefan Fule i cili kërkoi të zgjidhet kriza poltike në vend, ka thënë se partia e tij ka dërguar sekretarin gjeneral Andrej Petrovski për të sqaruar qëndrimet e tyre në Bruksel për bojkotin e zgjedhjeve lokale. 

„Ai atje ka takime me përfaquses të ndryshëm, vizita e tij atje ka për qëllim që të sqarojë qëndrimet e LSDM-së në lidhje me krizën politike në vend dhe ta sqarojë mos pjesmarrjen e LSDM-së në zgjedhjet lokale. Ne propozimin tonë e dhamë, tani presim lëvizjen e Gruevskit’ tha Jovanovski.

“Të gjitha aktivitetet e LSDM-së, duke përfshirë edhe atë të premtes së kaluar janë konstruktive, demokratike dhe të drejta duke qenë pozitivisht të drejtuara por qeveria këtë nuk e kupton dhe shfaq inat të cilin të huajt na vendosin në pah” komenton Jovanovski qëndrimet e LSDM-së.

Ai thotë se në çdo shoqëri demokratike, përgjegjësia për situatanë në vend bie mbi supet e Qeverisë dhe tani është momenti që Gruevski duhet ta bëjë at që duhet ta bëjë. 
Për krizën politke në vend ka pasur shumë deklarata nga shumë drejtime, jo vetëm nga komisari Fyle, por edhe nga EU,NATO. Departamenti i Shtetit Amerikan dhe OSBE-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button