Gruevski i përgjigjet Fule-së: ne s’kemi faj

Kryeministri Gruevski shpreh keqardhje për vështirësitë e tejkalimit të sfidave politike që dolën nga ngjarjet e 24 dhjetorit dhe sjelljes destruktive të opozitës, duke theksuar se është i vetëdijshëm për atë se çfarë rreziku hapet për mundësinë e ofruar në kontekst të agjendës evropiane. Është kjo një pjesë nga letra të cilën kryeministri i Maqedonisë ia dërgoi si përgjigje letrës së Komisarit për zgjërim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule.

“Euro-komisari Fule është mirë i njoftuar me të gjitha tentimet dhe angazhimet tona për lëvizjen e punëve dhe tejkalimin e situatave madje edhe kur në gatishmërinë tonë për transparencë, përgatitje për dialog dhe kompromis hasëm në qasje joserioze dhe joracionale nga pala tjetër. Kryeministri Gruevski në letrën e tij shkroi se në periudhën e kaluar kanë ofruar shumë opsione për dalje nga kriza për të cilat edhe vetë Fule është i vetëdijshëm se nga ana jonë është dhënë maksimumi për tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit qeveritar Gjorgjiev.

“Nikolla Gruevski ka potencuar se “edhe pse shumë mendojnë se të gjitha idetë dhe mundësitë janë shterur dhe se tani përsëriten si pozicione të vjetra në oferta se si të jenë të reja, megjithatë ne mbetemi të përgjegjshëm, të hapur dhe të përkushtuar për vazhdimin e veprimit në pajtueshmëri me parimet e treguara publikisht dhe për propozimet eventuale konkrete nga cili do qoftë, duke përfshirë edhe propozime nga ana e Fulesë”, thuhet në letrën e Gruevskit. 

Njashtu, kryeministri Gruevski ka shprehur kënaqësinë për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Euro-komesari Fule e jep për Maqedoninë dhe procesit të reformave në të cilën të gjithë ne bashkërisht punojmë, dhe për përpjekjet e përbashkëta që në vitet e kaluara bëri që vendi ynë eci përpara duke krijuar progres i cili hapi mundësinë e ofruar nga Këshilli i Evropës në Samitin e dhjetorit në vitin 2012. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button