Gripi, shifra alarmante, mbi 10 mijë të sëmurë, 63 nga ai i derrave

Javën e fundit në Institutin e Shëndetit Publik janë paraqitur 2630 raste të reja të gripit sezonal. Numri i të sëmurëve nga gripi për këtë sezon i kaloi 10 mijë e 500 qytetarët. Numri i të sëmurëve me grpipin e derrave është 63.

“Pritet që numri i të sëmurëve nga gripi të vazhdojë të shtohet edhe gjatë muajve të ardhshëm. Shqetësuese është rritja e konsiderueshme e të sëmurëve me grip edhe te popullata shkollore” thotë dr. Bllagoja Aleksovski nga Instituti për shëndet publik.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, pjesa më e madhe duket se vijnë nga Shkupi, Tetova dhe Strumica. Gripi deri tani ua ka marrë jetën 4 personave në Maqedoni. 

Lajme të ngjashme

Back to top button