Makraduli: Qeveria shkel në mënyrë flagrante Kodin Zgjedhor

Qeveria seriozisht e ka shkelur rregullativën zgjedhor, kur mbrëmë e tërë antarësia e partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE ishte angazhuar për promovimin e garazheve dhe kanalizimeve, duke e filluar kështu para kohe fushatën zgjedhore. Kështu është shprehur deputeti i LSDM-së opozitare Jani Makraduli.

“Dje, i gjithë ekipi qeveritar u vë në shërbim të fushatës parazgedhore të kandidatëve të saj për kryetarë komunash, me çka në mënyrë të ashpër i shkeli parimet zgjedhore të cilat janë të përfshira në rregullat e OSBE-ODIHR-it dhe e filloi fushatën zgjedhore para datës së caktuar me ligj. Brenda vetëm një dite, ministrat Stavrevski dhe Janakieski u paraqitën në hapjen e kanalizimit në Draçevë, kryeministri Gruevski hapi garazhën me kate së bashku me kryetarin e komunës Qendër Todoroviq, ndërsa ministri për punë të jashtme Poposki, e promovoi kryterin e Prilepit, Marjan Ristovski”, theksoi Makraduli.

Ai thotë se ministrat i harruan funksionet dhe përsëri u vunë në shërbim të drejtpërdrejtë të kandidatëve të VMRO-DPMNE-së, që paraqet keqpërdorim të rëndë të funksionit të tyre. Me këtë, pushteti përsëri e barazoi pushtetin me partinë dhe filloi fushatë masive për promovimin e kandidatëve për kryetarë komunash, në kundërshtim me të gjitha rregullat zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

“Dita e djeshme është edhe një shembull se pse qeveria aq me ngulm refuzon t’i pranojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-ti për rregullativën zgjedhore, në të cilën sjellja e këtillë është e ndaluar dhe ndëshkohet. Nëse ajo i pranon këto rekomandime, më nuk guxon t’i keqpërdorë funksionarët, ndërsa ata për këto shkelje do të shkojnë edhe në burg. Në vend të kësaj, pushteti vazhdimisht i refuzon rregullat strikte zgedhore që të mund të vazhdojë me keqpërdorimet në interes të fushatës së tyre”, deklaroi Jani Makraduli.

Mu kjo sjellje, thekson ai, është arsye plotësuese për bojkotin e tyre të institucuioneve dhe të zgjedhjeve lokale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button