Imer Selmani: Nuk kam kaluar në BDI por mbështes koalicionin e DR-së me të

Pas publikimit të lajmit në disa portale në vend se ish kryetari i DR-ës, Imer Selmani ka kaluar në BDI, vetë Selmani në një prononcim për Portalb.mk ka sqaruar situatën duke thënë së kontaktet e tij me BDI-në janë në kuadër të marrëveshjes që partia që ai dikur përfaqësonte DR ka bërë më partinë e Ahmetit.

“Unë si që dini nuk jam aktiv ka një kohë të gjatë në politikë, kështu që sa i përket këtij rasti, nuk kam ndonjë lidhje me BDI-në si individ, ndërsa në kuadër të DR-së tashmë e dini se mes partive ekziston një marrëveshje për koalicion në zgjedhjet e marsit. Unë kam marrë pjesë në disa takime me kryetarin e DR-së dhe Ali Ahmetin ku kemi diskutuar për perspektivat e Maqedonisë dhe përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, e mbështes koalicionin me BDI-në dhe vlerësoj se do të jetë i dobishëm, por gjithçka në kuadër të DR-së dhe të marrëveshjes ndërpartiake dhe jo unë si individ” ka përfunduar Selmani në prononcimin për Portalb.mk.

Ditë më parë Portalb njoftoi se në BDI kaluan Valon Bela dhe Fatmir Etemi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button