Vazhdojnë reagimet për emërimin e Talat Xhaferi për ministër të mbrojtjes

Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që mediumeve maqedonase emërimi i Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes së Maqedonisë.

Disa portale maqedonase kanë paralajmëruar se veteranët maqedonas të luftës së vitit 2001 pritet të organizojnë protesta kundër emërimit Xhaferit, duke kërkuar tërheqjen e tij nga ky dikaster, për shkak të kaluarës së tij si ish-komandant i UÇK-së në brigadën “Tahir Sinani”, i njohur si komandant “Forina”, njofton agjencia INA. 

Sipas portalit “Brif”, në këto protesta pritet të marrin pjesë ushtarë të rregullt të Armatës së Maqedonisë, ndërsa pakënaqësi për këtë zgjedhje kanë shprehur edhe gjeneralë dhe ushtarakë maqedonas në ARM.

Nga ana tjetër, portali “Plusinfo”, njofton e Shoqata e “branitellave” nga Prilep, që ka mbi 1.300 anëtarë, reagon dhe thotë se nuk do të pajtojhet me vendimin që Talat Xhaferi të jetë ministër i mbrojtjes.

Sipas tyre problemi nuk është se Xhaferi është shqiptar, por se në atë funksion është vendosur një njeri që ka qenë komandant i brigadës 116 të UÇK-së.

“Shihni, ky njeri është edhe arrogant, sa kohë e mban Ligjin për “branitellat” në diskutim të komisionit duke heshtur? Tani, faktikisht një komandant i mëparshëm i UÇK-së do t’i ketë të gjitha dosjet e vitit 2001, duke i përfshirë edhe bashkëpunëtorët e atëhershëm”, thonë në këtë shoqatë.

Nga Shoqata “Karpallak” nga Prilepi refuzojnë të komentojnë. Ata do të heshtin derisa të mbarojnë zgjedhjet lokale, gjegjësisht nuk do të dalim ne deklarata për opinionin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button