ME dhe MPPS luftojnë kundër punësimit në të zezë

Ministria e Ekonomisë dhe ajo e punës dhe politikës sociale, bashkë do të luftojnë kundër ekonomisë gri. 

Kështu thanë sot drejtuesit e këtyre dikastereve Valon Sraçini dhe Spiro Ristovski, të cilët për të arritur këtë qëllim do të ndërmarrin aktivitete të përbashkëta.

‘Ministria e Punës do të merret me punësime të reja, si zhvillim të masave të cilat përfshihen nëpër institucione, masa preventive dhe sanksione për nxitje nga sektori joformal në atë formal, ndihmë financiare dhe të ngjashme’ premtoi Ristovski.

‘Në vitet e fundit, qeveria mori një sërë masash me të cilat arriti sukses që në një masë të konsiderueshme të redukton ekonominë e zezë në rreth 30 për qind të Bruto prodhimit vendorë. Kështu, reforma e sistemit të taksave dhe sistemit të sigurimeve shoqërore të tilla si futja e taksës së sheshtë dhe reduktimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore, zbatimi i konceptit të pagës bruto, zbatimi i Gijotinës rregullator,  kanë kontribuar  në demotivimin e bizneseve me evazion fiskal dhe të kontributeve, dhe në përgjithësi të punës në sferën e ekonomisë së zezë’, deklaroi Ministri Saraçini.

Numri i punëtorëve të palajmëruar, për një periudhë katër vjeçare është reduktuar katërfish, dhe nëse në vitin 2009 zbuluam 3274 punëtorë pa dokumente në vitin 2012 janë zbuluar 829 punëtorë pa dokumenta, përfundoi Ristovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button