Rezoluta për Çamërinë

Duke i mëshuar faktit se projektrezoluta ka si qëllim vendosjen e marrëdhënieve reciproke mes dy vendeve, ndaj edhe mban emrin “Rezoluta e Fqinjësisë së Mirë”, Idrizi tha se në thelb ajo ka vetëm një çështje: shfuqizimin e ligjit të luftës, përmes të cilit Greqia ende e konsideron Shqipërinë një vend pushtues në Luftën e Dytë Botërore, duke i lejuar asaj të mbajë nën sekuestro konservative pasuritë e shqiptarëve. 

Rezoluta, nëse do reduktohej deri në kockë do tëthoshte se: jemi popuj, kemi luftuar kundër një armiku të përbashkët, kështu që hiqeni këtë ligj”, nënvizoi Idrizi. 

Pasi sqaroi një pas një 13 pikat që përmban rezoluta, Idrizi tha se ky Parlament nuk duhet të përsërisë Parlamentin e turpit të 2004-ës, ku nuk u arrit të miratohej projekt/rezoluta për të njëjtën çështje. Miratimi i këtij dokumenti do t’i jepte mundësi ndërkombëtarizimit të çështjes çame, tha kreu i PDIU. 

“Ne duhet të përgatitemi t’i drejtohemi institucioneve adekuate ndërkombëtare sepse ne besojmë tek të drejtat e njeriut dhe institucionet e saj, referuar edhe Gjykatave Ndërkombëtare. Ne si komunitet po konsultohemi për rrugët e zgjidhjes së kësaj çështjeje, nëse Greqia nuk jep shenja të një reagimi konstruktiv”, vijoi Idrizi. Edhe deputeti Dashamir Tahiri apeloi për çdo deputet që të mbështesë rezolutën. 

Përmes 13 pikave të saj kërkohet ndër të tjera: shfuqizimi i ligjit të luftës, rikthimi i pronave të popullsisë çame, njohjen e së drejtës së riatdhesimit, njohjen e së drejtës së rimarrjes së shtetësisë, ndërtimi në Çamëri i lapidarëve përkujtimorë dhe varrezave, heqja e referimeve fyese për popullsinë çame në tekset e historisë së shtetit grek, etj. 

Kërkesa këto, që sipas hartuesve, do të mundësojnë barazinë mes shteteve dhe korrigjimin e një padrejtësie historike. Komisioni parlamentar i jashtëm do të nisë nga shqyrtimi i saj mbledhjen e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button