Mafia shqiptare armatos organizata terroriste

Rebelët në Siri po furnizohen me armatime që vijnë nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia izraelite e lajmeve “DEBKA”, transmeton “Shekulli”, e cila saktëson se këto armë po dërgohen në Siri nga grupe mafioze nga Shqipëria.

“Debka”, e cila i referohet një dokumenti nga agjencia e inteligjencës izraelite thotë se armët që shkojnë në mbështetjen të rebelëve në Siri kanë dy burime. Sipas dokumentit organizata radikale islamike në Bosnjë dhe Kosovë, disa prej tyre të lidhur me Al Kaedën – të paktën ideologjikisht. Është e vështirë të thuhet se nga kush po organizohet dërgimi i armëve në Siri por një teori thotë së kjo gjë mundësohet nga mafia shqiptare. 

Shumica e armatimeve shkojnë për grupin islamit Jabhat al-Nusra, fraksion rebel që identifikohet me Al Kaedën. Agjencia izraelite raporton se, bëhet fjalë për armatime të rënda ku përfshihen edhe anti-tank.  Shqipëria është përmendur vazhdimisht si një vend që furnizon me armë vende në konflikt. Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se i ka shitur armë Jemenit dhe Iranit. 

Ndërsa Kosova është lidhur edhe më parë më konfliktin në Siri, pasi është akuzuar se në bazat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë stërvitur rebelë sirianë që po luftojnë për rrëzimin e regjimit të Presidentit Basha al Asaad. Jabhat al-Nusra që do të thotë “Fronti për Mbështetjen e Popullit të Sirisë”, është grup ushtarak që operon në Siri. 

Grupi bëri të ditur krijimin më 23 janar të vitit 2012. Jabhat al-Nusra është grupi më agresiv dhe më i suksesshëm nga forcat rebele. Në dhjetor të vitit 2012, SHBA e ka konsideruar këtë grup si organizatë terroriste.

Lajme të ngjashme

Back to top button