Shqipëria Dixhitale, Berisha: Internet falas në 1200 pika, 49 prej tyre në universitete

Katër ministri, Posta Shqiptare dhe OST kanë firmosur sot një marrëveshje në kudër të projektit Shqipëria Dixhitale, për ofrimin  internetit falas në 1200 pika në vend. Sipas kreut të qeverisë, në botën virtuale rendet me vrap dhe qeveria do e bëjë vendin një superfuqi rajonale të IT në rajon.

“Kjo marrëveshje do të bëjë të funksionojë në mbarë vendin një sistem prej 1200 zyrash, në të cilat qytetarët shqiptarë, por në vecanti të rinjtë do shërbehen të përdorin internetin falas. Ky vendim që ka marrë Posta Shqiptare, pas reformash të thella përbën një arritje madhore, e bën Shqipërinë një nga vendet më të pakta të planetit që ofron internet falas në mbarë vendin”- tha ai.

Sipas Berishës, ky akt madhor në historinë e Shqipërisë Dixhtale do ketë pasojat më pozitive dhe do të bëjë një ridimensionim të madh të përdorimit të internetit në të katër anët e vendit nga shqiptarët.

“Nga këto zyra, 49 prej tyre janë në universitetet e vendit dhe unë këtë e konsideroj shumë të rëndësishme, sikundër do të inkurajoja postën sipas mundësisë edhe mund të shtojë në këto universitete numrin e pikave të eksesit të internetit falas, kemi 162 mijë të rinj në këto universitete, pra përqendrimin më të lartë”- tha ai./Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button