Marrëveshje për turizëm ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë

Një delegacion i lartë i Maqedonisë, i kryesuar nga ministri i ekonomisë Valon Saraqini po qëndron për vizitë në Hungari. Në kuadër të vizitës sot është realizuar një takim i Komisionit të përzier ndërshtetëror, ku delegacionet e dy vendeve i kanë shqyrtuar projektet që mund të realizohen me bashkëpunim të ndërsjellë.  

Dy fusha ku Hungaria është e interesuar të investojë janë energjetika dhe turizmi. Për këtë të dytën, ministritë për ekonomi të dy vendeve sot do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim.

Me këtë marrëveshje turoperatorët hungarezë do të obligohen që të sjellin turistë në Maqedoni në periudhën e verës dhe atë të dimrit. Qëllimi është që të promovohet turizmi dimëror, meqë ky vend nuk ka male, ndërsa me linjën çarter e cila do të vendoset nga kjo vjeshtë në destinacionin Budapest-Shkup, të gjithë dashamirët e maleve për dy orë do të jenë në Malin Sharr, ndërsa për tre orë në Mavrovë.

Me nënshkrimin e marrëveshjes delegacioni e përfundon vizitën dyditore në Hungari  e cila  doli nga detyrimi i Marrëveshjes për tregti të lirë midis Maqedonisë dhe Hungarisë që u nënshkrua në vitin 2011 në Shkup. Dje në Budapest, ministri Saraçini u takua edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban ku u dakordua  që në fund të majit  një delegacion i madh ekonomik nga Hungaria të vijë në vizitë kthyese në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button