Nvidia prezanton kartën grafike më të fundit, GeForce GTX Titan

Të pasionuarit e vërtetë pas pajisjve kompjuterike gjithmonë duan kartën grafikë më të fuqishme në duart e tyre.

Nvidia pretendon se ka kampionin botëror të quajtur GeForce GTX Titan. Sigurisht kjo kartë shoqërohet me një çmim gjithashtu shumë të “fuqishëm” prej 999 $. Atëhere çfarë merr ekzaktësisht me këtë shumë parash?

Një kartë grafike teke me 2688 bërthama CUDA, 6 GB GDDR5 RAM dhe 7.1 miliardë transistorë të cilët mund të krijojnë një precizion prej 4.5 teraflop. Nëse keni para të mjaftueshme mund të blini 3 karta të tilla dhe ti vendosni në një model SLI.

Nvidia nuk ka kursyer as në dizajnin e kartës, ku veshja e jashtme e GeForce GTX Titan është prej alumini të cilësisë së lartë e cila është e aftë të ftohet në sajë të avullimit.

Një numër firmash do fillojnë ta shesin kartën grafikë si pjesë e kompjuterëve të cilësisë së fundit të enjten.

Kompani si ASUS dhe EVGA do fillojnë të shesin versionet me logon e tyre personale më 25 shkurt. 

Lajme të ngjashme

Back to top button