Ja shkaktari më i madh i grindjes së çifteve

Xhelozia është një nga arsyet më të shpeshta të grindjes së çifteve. Mirëpo është diçka që mund të “shërohet” me kalimin e kohës dhe përmes disa hapave që duhen ndjekur. Ja se si:

1. Në radhë të parë duhet të kuptoni se çfarë e bën një njeri xheloz të jetë i tillë. Arsyet më të zakonshme janë një pasiguri si rrjedhojë e një raporti të mëparshëm, ku mund të ketë qenë viktimë e një tradhtie. Por mund të jetë edhe një pasiguri mbi aspektin personal fizik. Gjithsesi ndoshta mund të jetë edhe një strategji e thjeshtë për të mos vuajtur. Gjëja më e rëndësishme është të komunikoni me njeriun që keni përkrah, për ta kuptuar sa më mirë. Duhet të dini të shmangni situata që mund të ndezin situatë të pakëndshme.

2. Gjithashtu mos harroni të jeni edhe gjithmonë të sinqertë me partnerin tuaj. Një gënjeshtër e zbuluar mund të vendosë në dyshim të gjithë fjalët, ose veprimet tuaja dhe të komprometojë besimin që ka partneri/ja tek juve. Kur s’jeni me të është mirë që të mundoheni t’i tregoni çdo detaj të ditës gruas, ose burrit që keni përkrah, duke mos i fshehur asgjë.

3. Prezantoje me të gjithë miqtë, apo mikeshat, duke e përfshirë sa më shumë në botën tënde. Në këtë mënyrë, duke shikuar çdo gjë që bën, ai/ajo do të ketë më qetësi në vetvete. Bëje të ndihet me rëndësi dhe të pazëvendësueshëm në jetën tënde. Nëse pas të gjithë këtyre hapave të ndjekur, xhelozia do të vazhdojë, atëherë drejtohuni një specialisti.

Lajme të ngjashme

Back to top button