Komuna e Kumanovës nuk jep para për klubet shqiptare

Dega e RDK-së në Kumanovë, shpreh reagimin e saj ndaj padrejtësisë që i është bërë Klubit shqiptar të basketbollit “Rinia” nga Kumanova, që garon në Ligën e parë të Maqedonisë në basketboll për të rinj për grupmoshat: M-16 dhe M-14 në ndeshjen e zhvilluar ndaj ‘Junior’-it nga Shkupi nga referat e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë.

“Klubi sportiv i lartpërmendur, në një komunikatë të dhënë për mediat, vendosi që të tërhiqet nga garat e mëtutjeshme në kampionatin e Maqedonisë si rezultat i  lodhjes nga padrejtësitë dhe diskriminimi famëkeq që shqiptarëve përveç që po u kushton shumë në biznes, arsim, kulturë, shkencë, tanimë rrënjët e tyre i kanë lëshuar thellë edhe në sport”, thuhet në reagimin e RDK-së. 

Vlen të theksohet se në bazë të informatave qe i kemi si degë e RDK-së në Kumanovë, ky klub ka funksionuar me mjete të veta dhe me ndihmë të donacioneve të pakta nga biznesi shqiptar, vetëm e vetëm që të zhvillohet basketbolli shqiptar në Kumanovë me rrethinë.

“Sa për informatë, njoftojmë qytetarët se Komuna e Kumanovës jep përkrahje të vazhdueshme financiare vetëm për klubet etnike maqedonase siç janë (RK Kumanovë, ZHRK Kumanovë, KK Kumanovë, OK Kumanovë).

Vetëm vitin e kaluar n? seancën e mbajtur më 26 janar 2012, Këshilli Komunal i Komunës së Kumanovës ka aprovuar Programin për zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve rekreative, për zbatimin e së cilit janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 211.382,00 euro ( 13 000 000 den.)”, theksohet më tej në reagim. 

RDK inkurajon të gjithë sportistët e rinj shqiptarë të kësaj treve të mos dorëzohen për shkak të këtyre veprimeve antinjerëzore të cilat kanë prapavijë institucionale, duke vazhduar luftën e tyre sportive për një shoqëri më të drejtë, me institucione më të drejta dhe më afër qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. 

“Njëkohësisht, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve dhe biznesit shqiptar në Kumanovë dhe rrethinë të ndihmojnë sportin shqiptar sepse një shoqëri e shëndoshë presupozon komb të shëndoshë”, theksohet në fund të reagimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button