KSHZ: 268 kandidat për kryetar komunash, prej tyre 25 të pavarur

Mbrëmë në mesnatë skadoi afati për bisedime për listat e Komisioneve komunale. 

KSHZ-ja ende nuk i kumton emrat e kandidatëve për kryetar dhe këshilltar komunal, por vetëm numrin e tyre.

‘268 kandidatura për kryetar komunash dhe 350 këshilltarë komunal, kanë parashtruar kandidaturat e tyre në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) për Zgjedhjet lokale 2013 që do të mbahen më 24 mars.

Prej numrit të përgjithshëm të kandidatëve për kryetar komunash, 25 janë kandidat të pavarur, ndërsa 93 lista këshilltarësh’ njofton sektori për marrëdhënie me opinion i KSHZ-së.

Komisioni zgjedhor komunal (KZK) pas vërtetimit të listave të kandidatëve dhe anëtarëve të Këshillit i parashtron në KSHZ, afati për këtë proces përfundon në mesnatën e 22 shkurtit.

KSHZ-ja me listën e vetme të vërtetuar me lista të kandidatëve dhe anëtarë të Këshillave komunal, dhe për Këshillin e qytetit të Shkupit do të dalë më 24 shkurt.

KSHZ e nënshkruan listën zgjedhore 15 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. 

Deri më 8 mars duhet të përfundojë trajnimi apo edukimi i obligueshëm i anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale, ndërsa nga 1 deri 21 mars, komisionet komunale zgjedhore do të kryejnë edukim të anëtarëve dhe bordeve zgjedhore sipas plan programit të KSHZ-së.

Fushata parazgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, respektivisht me 4 mars ndërsa mbyllet me 22 mars./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button