Përpiqet ta çnderojë nipin 10-vjeçar

Tridhjetë e gjashtë vjeçari A.A. nga Ohri është përpjekur ta çnderojë nipin 10-vjeçar i cili ka qenë në shtëpinë e tij, njoftoi policia e Ohrit. Me vendim të gjykatësit hetues, tridhjetë e gjashtë vjeçarit i është përcaktuar paraburgim në afat prej 30- ditësh. 

Natën ndërmjet 16 dhe 17 shkurtit, A.?. është përpjekjur ta abuzojë seksualisht nipin e tij të mitur. Ngjarja ka ndodhur në njërën nga dhomat e shtëpisë ku kanë jetuar së bashku i arrestuari dhe nipi i tij. 

Para se ta sulmojë fëmijën, ai e ka rrahur atë. Por, në përpjekjen e tij për ta abuzuar seksualisht fëmijën, A.A. është penguar mu nga vëllau më i madh. Pastaj për ngjarjen janë njoftuar prindërit e fëmijës, të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button