Muftiu, biznesmeni dhe pensionisti garojnë për kryetar komune në Dibër

Në komunën e Dibrës do të ketë tre kandidatë që do të garojnë për kryetar komune, dy që janë propozuar nga partitë politike dhe një kandidat i pavarur, njoftoi A1On.

Të tre kandidatët marrin pjesë për herë të parë në zgjedhjet lokale.

“Kandidatura  kanë dorëzuar Ruzhdi Lata nga BDI-ja, Mexhit Dika nga PDSH-ja dhe Ibrahim Kolari kandidat i pavarur” – deklaroi kryetari i Komisionit zgjedhor komunal, Adrian Marku.

Lata është mufti aktual Dibrës, Dika është inxhinjer i diplomuar i makinerisë në pension, ndërsa Kolari është biznesmen, i cili mbi tridhjetë vjet punon në SHBA, ndërsa mbi dhjetë vjet ka biznesin e tij në Dibër. Sipas Markut, për zgjedhjet lokale janë dorëzuar pesë lista këshilltarësh, edhe atë dy të pavarura, gjegjësisht të propozuara nga grupe qytetarësh, pastaj lista e këshilltarëve të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, si dhe ato të BDI-së dhe të PDSH-së.

Këshillimi komunal i Dibrës numëron 15 këshilltarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button